Nis sërish aksioni i IKMT-së pranë Gjanicës, do të shemben 14 banesa
Ka nisur sot sërish aksioni i IKMT-së për shembjen e objekteve pranë brigjeve të lumit Gjanica.
Fax Neës raporton se parashikohet prishja e 14 objekteve nga “Ura e spitalit “ në drejtim të “Ish shtëpise së Oficerëve”.
Në ditën e shtunë gjithashtu të kësaj jave kryhet shembja me shpërthim të komanduar, të një tjetër objekti katër katësh pranë “urës me shkallë” që e cojnë në 24, numrin e objekteve të shkatërruar në Fier.
Objektet në fjalë janë njoftuar 10 ditë para dhe asnjë prej tyre nuk kanë dokumenta pronësie .
Sipas IKMT objektet në fjalë nuk përfitojnë dëmshpërblim financiar pasi nuk kanë asnjë dokument pronësie dhe gjithashtu janë skualifikuar nga ALUIZNI për të ligjëruar objektet në fjalë.
(F.M/Faxweb)
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



