Nis sesioni i ri parlamentar, Elisa Spiropali: Reflektimi mes nesh duhet të jetë i përbashkët
Ka nisur me debate sesoni i ri paralamentar. Pasi kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka nisur të mbajë fjalën e saj, ka përmendur një mesazh që presidenti i republikës Bajram Begaj ka dërguar për Kuvendin. Bardhi ka reaguar dukë ndërhyrë me qëllim për t’i ndërprerë fjalën Spiropalit.
Ai bashkë me deputetë të tjerë opozitë kanë grisur mesazhin e Begajt që ka qenë edhe në tavolinat e deputetëve, pasi presidenti nuk erdhi vetë fizikisht.
Gjatë fjalës së saj, Spiropali u shpreh se reflektimi duhet të jetë i përbashkët mes nesh.
“Vendi im është mes të barabartëve me njëri-tjetrin, por kaq të ndryshëm. Kanë mbetur vetëm pak muaj deri në ritakimin tonë përballë votuesit që na rreshtoi në këtë raport numrash. Në ballafaqimin e ardhshëm elektoral, secili nga ne do të shkojë me bilancet e veta politike, pritshmëritë e realizuara dhe brengat për cfarë mund të kishim bërë ndryshe. E pamundur të ndryshojmë të shkuarën tonë të përbashkët, e qartë se pendesa për veprime të gabuara, vlen vetëm për të gjetur forcë dhe korrigjuar cfarë mund të bëjmë ndryshe dhe më mirë. Besoj fort se reflektimi duhet të jetë i përbashkët, që përfshin edhe qortimin e së shkuarës dhe projeksionet për të ardhmen. Shumica e kësaj salle mund të ishte më tolerante, të gjykonte të bazuar në kujtimet ku ajo vetë ishte pakicë, kurse pakica të ishte më e vetëkontrolluar. T’i mbrojmë deri në fund pikëpamjet dhe qëndrimet tona, por me etikë parlamentare, duke respektuar institucionin e Kuvendit të Shqipërisë dhe qytetarët që na kanë votuar e na ndjekin”, tha Spiropali.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



