E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nis shpërndarja e vaksinës së Covid-it të kompanisë Pfizer
Publik News

Nis shpërndarja e vaksinës së Covid-it të kompanisë Pfizer

Prodhuesi i barnave mes të cilave edhe ajo  e Covid-19, Pfizer ka nisur një program pilot për shpërndarjen e vaksinës së saj eksperimentale të koronavirusit.

Sipas asaj që raporton “The Guardian” kompania amerikane ka vendosur që shtetet që do të përfitojnë të jenë katër shtete të Amerikës dhe më konkretisht Rhode Island, Texas, Neë Mexico dhe Tennessee.

“Të katër shtetet e përfshira në këtë program pilot nuk do të marrin doza vaksine më herët se shtetet e tjera në sajë të këtij piloti dhe as nuk do të marrin ndonjë konsideratë diferenciale. Ne jemi me shpresë që rezultatet nga ky pilot i shpërndarjes së vaksinave do të shërbejnë si model për shtetet e tjera të SHBA dhe qeveritë ndërkombëtare, pasi ato përgatiten të zbatojnë programe efektive të vaksinave Covid-19,”– thuhet në deklaratën e kompanisë amerikane.

Nga provat e para, vaksina e prodhuar nga Pfizer është efektive rreth 90%. Deri më tani, vaksina është testuar tek 43,500 njerëz në gjashtë vende dhe asnjëri nga ata nuk ka shfaqur probleme apo efekte anësore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.