E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nishani: Qeveria nuk shpall dot gjendje të jashtëzakonshme
Publik News

Nishani: Qeveria nuk shpall dot gjendje të jashtëzakonshme

Ish Presidenti Bujar Nishani thotë se Qeveria nuk shpall dot Gjendje të Jashtëzakonëshme.

Në një postim në rrjetet sociale Nishani shkruan se gjendjen e jashtëzakonshme “e shpall vetëm Parlamenti dhe duhet ta dekretojë Presidenti”.

 

Sipas Nishanit, Shqipëria “nuk është nën kërcënimin e rendit kushtetues dhe rrëzimit të rendit publik”. Qeveria “Nuk mund të shpallë vetëm Gjendjen e Emergjencës Civile prej Fatkeqësisë Natyrore”, shkruan Nishani.

Nga Bujar Nishani.

Dikush t’i tregojë idiotit kryeministër, që kërcënon se do të mbyllë mediat, pasi na paska shpallur Gjëndjen e Jashtëzakonshme! Qeveria nuk shpall dot Gjendje të Jashtëzakonëshme ! Atë e shpall vetëm Parlamenti dhe duhet ta dekretojë Presidenti.

Shqipëria nuk është nën kërcënimin e rendit kushtetues dhe rrëzimit të rendit publik.

Qeveria dhe ky kryeministër, më mediokri dhe më elifmatraku që ka patur ndonjëherë Shqipëria në historinë e saj, mund të shpallë vetëm Gjendjen e Emergjencës Civile prej Fatkeqësisë Natyrore.

Shqipëria është në emergjencë civile dhe ky kryeministër i paaftë deri në neveri, që nuk e ndal politikën as me fatkeqësinë e mijëra shqiptarëve, më parë se të mbyllë median të nxjerrë nga gërmadhat e vdekjes trupat e qytetarëve shqiptarë të cilët nuk i mbrojti dot nga rreziku i paralajmëruar.

Por ne lodhemi kot, ky nuk e njeh turpin dhe as detyrën. Fatkeqësi e dyfishtë !

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.