E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Një burrë me origjinë shqiptare është gjetur i vrarë në Totana të Spanjës
Lajme

Një burrë me origjinë shqiptare është gjetur i vrarë në Totana të Spanjës

Mediat vendase shkruajnë se viktima është gjetur i vrarë me një plumb në kokë pranë shtratit të tharë të lumit Guadalentín.

Shqiptari rezultonte i zhdukur që prej së hënës. Portali lokal “Republica” shkruan se trupi i viktimës kishte shenja të qarta dhune.

Gazeta rajonale “La Opinión” shkruan se ai kishte marrë një plumb në kokë. Raporti i tyre gjithashtu sqaron se i ndjeri ishte me origjinë shqiptare, zhdukja e të cilit ishte raportuar të hënën në Mazarron.

Nuk dihen ende nëse trupi është vrarë në vendngjarje apo është çuar atje nga vrasësit.

Ishte një banor lokal që lajmëroi Gardën Civile për praninë e një makine në brigjet e lumit që prej së hënës, e cila nuk kishte lëvizur nga vendi.

Pas kontrollit, policia gjeti trupin e pajetë, i cili është transferuar pranë Institutit Anatomik të Mjekësisë Ligjore në Murcia, ku do të kryhet autopsia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.