E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Një ditë pasi bekoi zgjedhjen  në krye të Akademisë, Rama  kafe me shokun Skender Gjinushi
Politikë

Një ditë pasi bekoi zgjedhjen në krye të Akademisë, Rama kafe me shokun Skender Gjinushi

Një ditë pasi u zgjodh në krye të Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi është parë duke pirë kafe me kryeministrin Edi Rama.

Siç shihet edhe në foto Rama dhe Gjinushi janë ulur në një kafe në kryeqytet dhe po bisedojnë.

Skënder Gjinushi, ish-ministër i Arsimit u zgjodh dje në krye të Akademisë së Shkencave  me 35 vota pro dhe 6 kundër.

Kujtojmë se zgjedhja e Gjinushit në kryet të ASH është kundërshtuar fort nga akademiku Artan Fuga.

‘Unë refuzoj ta pranoj puçin institucional, krimin elektoral, në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë dhe nuk e njoh rezultatin e farsës zgjedhore të 24 majit 2019, si edhe kryesinë e kryetarin e dalë që andej’, u shpreh Fuga.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.