E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Një fjalor për Kryetarin e Bashkisë!
Lajme

Një fjalor për Kryetarin e Bashkisë!

 

Z. Kryebashkiak

Duke qenë se e ndjek me kërshëri faqen tuaj zyrtare për t’u informuar mbi dobitë që ju i sillni sistematikisht qytetit tim, doja të ndaja me ju, një çështje që e kam fort të turbullt. Ju si njeri zemërgjerë që jeni do t’i kushtoni një grimcë vëmendjeje një qytetareje që është e shqetësuar për qytetin e saj.
Po citoj postimin tuaj të fundit për të cilin më mungon kthjellia.

Ju shkruani:
Nona fare Eqrem-sat tani! 😂
Shkolla “Eqrem Çabej”, një nga rehabilitimet më të freskëta të bashkisë, e sapo bërë gati për vitin e ri akademik. 🌈
Ka lezet tani shkolla! Çantat e librat dhe direkt për mësim!
Erion Veliaj…
——————————————————————————–
Ka dy elemente brenda fjalisë suaj që përfaqësojnë dy institucione krejt të ndryshme:
Shkolla “ Eqerem Çabej” – elementi i parë; Gati për vitin e ri akademik- elementi i dytë

Lind pyetja:

Shkolla “ Eqerem Çabej” është një shkollë e mesme apo është një shkollë e lartë?!

Një shkollë e mesme nuk mund të bëhet gati për një vit akademik. Një shkollë e mesme mund të bëhet gati për një vit shkollor.
Lexoni me vëmendje urtinë e shkencës:

Shkollor- Që i përket shkollës (kryesisht tetëvjeçare e të mesme); që ka të bëjë me shkollën dhe procesin mësimor; që është bërë për shkollën dhe për procesin mësimor.
Shembull- Vit shkollor; Uniforma shkollore

Akademik -Që ka të bëjë me jetën e me veprimtarinë e shkollave të larta, mësimor (për shkollat e larta).
Shembull; Vit akademik; orë akademike

Post Scriptum- Nuk po ndalem tek regjistri gjuhësor që keni përdorur për të përcjellë lajmin tek qytetarët, pasi mjafton vetëm hyrja në krye të mesazhit- Nona fare Eqrem-sat tani! -për të kuptuar qartë prejardhjen dhe përbërjen tuaj.

Krijoni një marrëdhënie me fjalorin e gjuhës shqipe Z. Kryebashkiak. Kjo marrëdhënie do t’ju nxirrte nga errësira në dritë. Më besoni.

Sinqerisht
Elona Caslli

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.