Një foto me Lulin e pallatit 9 katësh pa leje!
Ditën e djeshme Belinda Balluku shpalosi një show të cekët në pallatin e Lul Morinës në Farkë.
9 kate pa leje dhe biznesmeni i hotelit ku Rama i ka bërë qokën, thjesht u gjobit dhe objekti nuk iu konfiskua. Ai madje as nuk do të futet në burg ashtu siç paralajmëroi qeveria në vendimin e ri.
Të shumta ishin reagimet e qytetarëve mbi atë çfarë po u servirej, duke bërë paralelizmin se si ligji nuk funksionon njësoj për të gjithë se si e pësojnë hallexhinjtë që ndërtojnë një avlli pa leje.
Në lidhje me këtë ka ardhur edhe reagimi i Ramës i cili e cilëson veten të pashitshëm tek biznesmenët e ndërtimit me kate apo metra pallatesh.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



