E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Një foto sa një mijë fjalë!
Publik News

Një foto sa një mijë fjalë!

Një foto ka bërë xhiron e rrjetit në mediat greke, ku shihet një efektiv policie teksa mban në krahë foshnjën 11-muajshe të 20-vjeçares që vdiq një ditë më parë gjatë grabitjes së dhunshme të ndodhur në Glyka Nera

Nëpërmjet një postimi në “Facebook” shefi i policisë, George Kalliakmanis e cilëson foton “sa një mijë fjalë”, ndërsa shton se ndihet krenar që është pjesë e Policisë Greke.

Polici grek

“Një foto sa një mijë fjalë. Polici që mban në krahë foshnjën që përjetoi momente makthi me rezultatin tragjik të vrasjes së nënës. Kristo ndihem krenar, që njerëz si ju shërbejnë në policinë greke. Kur pashë foton isha i sigurt, që përtej një njeriu i mirë je dhe një baba i tillë”- tha shefi i policisë.

Kujtojmë që ngjarja ndodhi dje rreth orës 5 të mëngjesit, ku disa grabitës u futën në banesë e çiftit grek për të vjedhur paratë dhe bizhuteritë. Hajdutët në fillim vranë qenin që të mos lehte, më pas lidhën burrin dhe filluan të dhunojnë gruan e tij 20-vjeçare.

Duke kërkuar që të linin të qetë bashkëshorten e tij, 33-vjeçari u tregoi grabitësve shumë e parave ku ishin fshehur, por hajdutët nuk u mjaftuan me ato.

Hajdutët kërcënuan çiftin duke i vendosur pistoletën në kokë foshnjës vetëm 11-muajshe dhe më pas mbytën 20-vjeçaren me pantallonat siç deklaroi edhe bashkëshorti i së nderës.

Ata u larguan më pas duke marrë një shumë të konsiderueshme parash, ndërkohë që policia ka vënë një shpërblim prej 300 mijë eurosh për kapjen e tyre.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.