E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Një grup ka bërë thirrje për protestë para PD”, Ambasada amerikane njofton qytetarët e saj: Shmangni çdo tubim…
Lajme

“Një grup ka bërë thirrje për protestë para PD”, Ambasada amerikane njofton qytetarët e saj: Shmangni çdo tubim…

Ambasada amerikane ka reaguar për protestën e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

‘Janë njoftuar se një grup kanë bërë thirrje për protestë. Qytetaret amerikanë këshillohen që të shmangin çdo tubim. Ndërsa shumë ngjarje të tjera mund të zhvillohen në mënyrë paqësore.’, shkruan ambasada.

Njoftimi i plotë: Mesazh për qytetarët amerikanë: Protesta e planifikuar më 8 janar 2022

Vendndodhja: Tiranë: Selia e Partisë Demokratike

Data/Ora: E shtunë, 8 janar 2022, duke filluar nga ora 12:00

Qytetarët amerikanë njoftohen se një grup ka bërë thirrje për protestë në selinë e Partisë Demokratike.

Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin çdo tubim të madh në qytet. Ndërsa shumë organizime të mëdha publike mund të zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme dhe pjesëmarrësit mund të zhvendosen në pjesë të tjera të qytetit.

Monitoroni mediat lokale për informacionet më të fundit dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit.

Veprimet që duhet të bëni:

Shmangni tubimet e mëdha dhe çdo zonë ku demonstratat janë të pashmangshme ose në vazhdim.

Jini të informuar për vendin ku ndodheni.

Monitoroni mediat lokale për përditësime.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.