E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Një i vdekur dhe 9 të zhdukur pas shembjes së ndërtesës
Lajme

Një i vdekur dhe 9 të zhdukur pas shembjes së ndërtesës

Një person ka humbur jetën dhe nëntë të tjerë janë zhdukur pasi një ndërtesë u shemb në qytetin sicilian të Ravanusas mëngjesin e të dielës, raporton Shërbimi i Zjarrfikësve Vigili del Fuoco dhe agjencisë së lajmeve ANSA.

Ekipet e urgjencës zbuluan trupin e një burri ndërsa vazhdonin të kërkonin të mbijetuarit në rrënoja, tha shërbimi zjarrfikës Vigili del Fuoco në llogarinë e tij zyrtare në Twitter.

Dy gra janë shpëtuar deri më tani, njëra prej të cilave u nxor e gjallë nga rrënojat, sipas shërbimit zjarrfikës.

Autoritetet italiane thanë se ndërtesa u shemb pas një shpërthimi të shkaktuar nga një rrjedhje e madhe gazi, e cila shkatërroi tre shtëpi dhe dëmtoi një tjetër.

“Gazi është akumuluar në bodrum ose në një mjedis të mbyllur. Aktivizimi i ashensorit gjithashtu mund të ketë shkaktuar shpërthimin”, tha komandanti i brigadës së zjarrfikësve Agrigento, Giuseppe Merendino.

“Në ditët në vijim do të kryejmë hetime më të detajuara”, tha ai, duke shtuar se “një shpërthim i tillë është një ngjarje e jashtëzakonshme”.

1
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.