“Një pallosh i shkurtër në anën tjetër të botës…”
Gazetari Klodian Tomorri ironizon mesazhin e arkitektit holandez për Ramën: “Një pallosh i shkurtër në anën tjetër të botës…”
Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar me ironi pas lajmit se presidenti i Nikaraguas, Daniel Ortega, ka njoftuar se vendi nuk do të zhvillojë më zgjedhje, duke argumentuar se ky vendim do të “ndërtojë një mur” kundër opozitës.
Tomorri e lidhi zhvillimin me letrën që arkitekti holandez Reinier de Graaf i kishte drejtuar kryeministrit Edi Rama përpara zgjedhjeve, ku shprehej se Shqipëria nuk kishte nevojë për zgjedhje të tjera dhe se Rama duhej të vijonte të qeveriste edhe për mandate të katërta, të pesta, madje ironikisht edhe “përjetë”.
Sipas Tomorrit, vetë arkitekti e justifikonte këtë qëndrim me interesin personal, duke shkruar se arkitektët varen nga patronazhi politik dhe se qeverisja e Ramës u siguronte projekte.
Duke komentuar vendimin e Ortega-s, Tomorri shkruan me ironi:
“Ndërkohë, një pallosh i shkurtër në anën tjetër të botës, se nuk e dëgjoi ky yni llafin e atij arkitektit holandez. Ja, kaq e thjeshtë është.”

Gazetari bën paralelizmin mes debatit të zhvilluar në Shqipëri rreth letrës së arkitektit holandez dhe vendimit të presidentit të Nikaraguas për të mos zhvilluar më zgjedhje në vend.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



