Ardi Veliu, Fantozzi dhe Fevziu!
Klodian Tomorri
E pyet Fevziu Ardi Veliun:
– Ore, shteti do të kishte 45 për qind të aksioneve te TIMAK Defence dhe privati 55 për qind. Pse përfundoi shteti me 20 për qind dhe privati me 80 për qind?
– Po, sepse partneri privat gjatë negociatave trefishoi know-how-n, – thotë Ardi.
Ue, ue, ue!
Ardi e ditka kështu trefishimin e know-how-t. Ke një Ardi, për shembull. Gjen edhe dy të tjerë si puna e Ardit dhe quhet se ke trefishuar know-how-n.
Vazhdojnë bëmat më tej.
E pyet Fevziu Arjeta Pucën:
– Në sa vende eksportoni sot me TIMAK Defence?
– Po, kemi biseduar me shumë vende, – përgjigjet Arjeta.
E bukura është se, para një muaji, i madhi ka thënë se TIMAK Defence ka kontrata dhe eksporton në 31 vende të OKB-së.
Por Arjeta e ditka se bisedimet quhen eksporte. Fjala vjen, i shkruan Elon Muskut në Facebook ose Instagram dhe, me kursin e Arjetës, quhesh se je ortak biznesi me Elon Muskun.
Ose i shkruan Taylor Swift-it në Facebook dhe quhesh se e ke zënë të dashur.
Ua, ua, ua!
Ecim më tej.
“Armët e prodhuara nga ne sot përdoren në vende që janë në konflikt”, ka thënë ministri i Mbrojtjes në Parlament, në prill të këtij viti. Me zë dhe figurë.
E pyet Fevziu përsëri Ardi Veliun:
– Çfarë armësh prodhohen sot në Shqipëri?
– Do të prodhohen sipas standardeve të NATO-s, – përgjigjet Veliu.
Do të prodhohen…
Të keqen e Fantozzit! Këta të SPAK-ut nuk kanë nevojë të kryejnë asnjë veprim hetimor. Vetëm me këto deklarata e kanë dosjen të mbyllur.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



