Një parti e re nga Patozi e Bode?! Basha i kthen përgjigje kritikëve të tij
Dy ditë më parë ish deputeti Patozi paralajmëroi krijimin e një partie të re të djathtë, duke deklaruar se nuk mund të pritet më që Lulzim Basha të reformojë PD-në e gjymtuar në zgjedhje.
Këtë të martë, kryedemokrati ka reaguar për herë të parë në lidhje me të “përjashtuarit” nga vetë ai në zgjedhjet e qershorit. Basha tha se analiza e humbjes së zgjedhjeve është kryer dhe se është e drejta e kujtdo që të bëjë zgjedhjen e tij politike, por nga ana tjetër kruyedemokrati ka deklaruar se shumë pretendime po përdoren si pretekste nga ana e “të përjashtuarve”.
“PD sapo ka përfunduar procesin e analizës dhe do të riorganizohet, është e drejta e çdokujt për të bërë zgjedhjen e tij politike.
Pretendimi se propozimet nuk janë shqyrtuar, janë preteks, nuk është kryetari ai që i shqyrton, por janë forumet, pasi kryetari vetë propozon dhe ka vizionin e tij. Cdo ditë është i shtuar dhe do të vijojë që të ketë hapësirë për të fuqizuar PD dhe aksionin politik.
Sulmet ndaj kryetarit dhe PD nuk janë ide politike dhe nuk u shërbejnë qytetarëve që përballen me krimin dhe drogën. PD ka luftuar kundër krimit dhe drogës dhe kjo është një kauzë që duhet t’i bashkojë të gjithë.
I bëj ftesë cdo kujt, që bashkohet rreth këtyre vlerave, lufta kundër krimit, dekriminalizimit dhe të distancomi nga personat me rekorde kriminale, i ftoj të bashkohen rreth këtyre vlerave në një proces të hapur, modern dhe evropian, ku PD do të ndërtojë alternativën për transformimin e madh politik. Në pranverë do të mblidhet Kuvendi kombëtar, dhe gjatë këtij procesi çdo kush do të ketë hapësirën për propozime.
Cdo demokrat nuk pret që të jetë proces negociatash personale, por krijimi i një hapësire, ku cdo kusht që ndanë këto vlera, pavarësisht se ka 27 vite që kontribuon apo vjen për herë të parë. Unë vetë e kam shpallur vizion tij, kjo është një parti e anëtarëve, jo kryetarit, n/kryetarit apo ish-ëve. Cdo kush që ka propozime ti parashtrojë në Kuvend, kjo është ftesa që unë kam për të gjithë.“-tha Basha./Gazeta Express
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



