Një person gjendet i vdekur nga vëllai i tij, dyshimet e para
FIER – Një person është gjetur i vdekur në banesën e tij në Fier. Viktima është një 68-vjeçar, i cili raportohet se vuante nga një sëmundje tumoriale
“Mbrëmjen e sotme, në lagjen “Kastriot”, Fier është gjetur nga vëllai i tij, i vdekur, pa shenja dhune, shtetasi M. B., 68 vjeç, i cili jetonte i vetëm.
Nga hetimet paraprake dyshohet për vdekje natyrale pasi 68-vjeçari vuante nga një sëmundje tumorale“, njofton policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



