E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Një person kërcënon të hidhet nga lartësia, panik pranë Muzeut Kombëtar. Çfarë thotë policia
Publik News

Një person kërcënon të hidhet nga lartësia, panik pranë Muzeut Kombëtar. Çfarë thotë policia

Tmerr dhe panik është krijuar prej disa minutash në zonën pranë Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë.

Një person është ngjitur në një pallat në ndërtim dhe kërcënon të hidhet nga lartësia.

Në vendngjarje ndodhet policia e cila u njoftua nga qytetarët kalimtarë mbi situatën e krijuar, po ashtu edhe ambulanca.

Mësohet se qytetari i cili kërcënon të kryejë aktin ekstrem, pretendon se nuk i është firmosur një kontratë pune.

Forcat policore kanë nisur negociatat me të, për ta bindur të zbresë.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 09:30, Salla operative ka marrë njoftim se në Qendër, tek “Muzeu Kombëtar i Tiranës” shtetasi A. J., po tenton të hidhet nga lartësia e një ndërtese aty në afërsi.

Menjeherë në vendngjarje kanë shkuar sherbimet e Policisë të cilit po negociojnë me shtetasin A. J., për zbritjen e tij.

Gjithashtu në vendngjarja janë sherbimet e ambulancës dhe zjarrfikses.

Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.