E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Një person qëllon me armë për të larguar zjarrfikësit në Krujë
Lajme

Një person qëllon me armë për të larguar zjarrfikësit në Krujë

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Krastë të Krujës, ku një person dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër për të larguar zjarrfikësit që kishin shkuar në zonë për të ndërhyrë ndaj flakëve.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së sotme, në një kohë kur në disa pika të Krastës janë regjistruar njëkohësisht pesë vatra zjarri.

Sipas informacioneve paraprake, personi ka qëlluar në ajër në momentin kur forcat zjarrfikëse ndodheshin në zonë dhe po punonin për shuarjen e flakëve. Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar.

Nuk janë bërë ende të ditura rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa mbetet e paqartë identiteti i personit që ka përdorur armën dhe nëse ai është identifikuar apo ndaluar nga Policia.

Ndërkohë, situata me zjarret në Krastë vijon të jetë problematike. Era e fortë favorizon përhapjen e flakëve, duke vështirësuar punën e forcave zjarrfikëse në terren.

Për shuarjen e zjarreve po ndërhyhet nga toka dhe ajri, ndërsa ekipet zjarrfikëse po punojnë për izolimin e vatrave dhe parandalimin e përhapjes së flakëve në sipërfaqet me bimësi.

Për momentin nuk raportohet rrezik i drejtpërdrejtë për banesat apo bizneset pranë zonës.

Ngjarja e të shtënave ka ngritur shqetësim, pasi zjarrfikësit janë përballur me një situatë të rrezikshme pikërisht në momentin kur po tentonin të ndërhynin për shuarjen e zjarrit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.