E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zjarr masiv në Zall-Herr, 6 zjarrfikëse dhe 25 efektivë në terren
Lajme

Zjarr masiv në Zall-Herr, 6 zjarrfikëse dhe 25 efektivë në terren

Një vatër zjarri është aktivizuar gjatë ditës së sotme në zonën e Zall-Herrit, në territorin e Bashkisë Tiranë, duke vënë në lëvizje shërbimet zjarrfikëse.

Sipas informacioneve nga vendngjarja, zjarri nuk paraqet aktualisht rrezik për banesat, pasi pranë zonës ku janë përhapur flakët nuk ndodhen objekte të banuara që mund të kërcënohen nga zjarri.

Për përballimin e situatës janë angazhuar 6 automjete zjarrfikëse dhe 25 efektivë, të cilët po punojnë për izolimin e vatrës dhe shuarjen e plotë të flakëve.

Ndërhyrja në terren po vijon pa ndërprerje, ndërsa sipas burimeve të pranishme në zonë, pritet që situata të normalizohet dhe zjarri të vihet nën kontroll në një kohë të shkurtër.

Shërbimet zjarrfikëse vijojnë monitorimin e zonës për të parandaluar përhapjen e flakëve dhe riaktivizimin e vatrës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.