E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zjarri në Gramëz të Krujës, flakët përhapet drejt banesave
Lajme

Zjarri në Gramëz të Krujës, flakët përhapet drejt banesave

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka rënë në një kanal të mbuluar me shkurre pranë qendrës së fshatit Gramëz, duke krijuar rrezik për banesat përreth.

Flakët janë përhapur me shpejtësi, të favorizuara edhe nga era, dhe kanë avancuar drejt zonës së banuar. Zjarri ka arritur deri në oborret e disa banesave, duke shtuar rrezikun që flakët të depërtonin edhe në ambientet e tyre.

Ndërhyrja e shpejtë e shërbimit zjarrfikës ka bërë të mundur frenimin e situatës dhe parandalimin e përhapjes së zjarrit drejt një banese, oborri i së cilës ishte prekur tashmë nga flakët.

Forcat zjarrfikëse vijojnë operacionin në terren për izolimin dhe shuarjen e plotë të vatrave, ndërsa po monitorohet zona për të shmangur riaktivizimin e zjarrit apo përhapjen e tij drejt banesave të tjera.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar qëllimisht. Dyshimet lidhen me praktikën e djegies së shkurreve dhe ferrave për pastrimin e tokave bujqësore, një veprim që mund të favorizojë përhapjen e pakontrolluar të flakëve, veçanërisht në kushte me erë.

Autoritetet pritet të verifikojnë rrethanat e rënies së zjarrit dhe nëse pas tij qëndron ndërhyrja e qëllimshme e personave nga zona.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.