E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Një radio e dyshimtë e mbështjellë me ngjitës të zi, dyshohet se ra nga një mjet
Lajme

Një radio e dyshimtë e mbështjellë me ngjitës të zi, dyshohet se ra nga një mjet

TIRANË

Policia e Tiranës ka rrethuar zonën përballë Maternitetit të Ri në Tiranë pas një sendi të dyshimtë të gjetur në rrugë.

Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se në rrugën “Martin Camaj”, në rrugë, është gjetur një radio e dyshimtë, e cila po verifikohet nga policia.

Kanë qenë fillimisht banorët e zonës që kanë njoftuar policinë për sendin e dyshimtë dhe menjëherë forcat e Komisariatit numër 1 kanë shkuar në vend.

Informacion paraprak
Më datë 05.11.2021, në rrugën “Martin Canaj”, në trotuar, është gjetur një send i dyshimtë në dukje si radio, që përdoret nga shoqëritë private të ruajtjes dhe sigurimit fizik të objekteve.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.4 kanë vendosur perimetrin e sigurisë në zonën ku ndodhet sendi i dyshimtë dhe priten të mbërrijnë në vendngjarje ekspertët antieksploziv të RENEA-s.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.