Një raport që duhej ta bënte PD-në të ndjehej mirë
Që në fillim të kesaj qeverisjeje, në shkrimin ” Qeveria prish dhe mbyll”, kam nënvizuar se kjo qeveri, pavaresisht të gjithave, i ka piketat ekonomike gabim, jo teorikisht, po duke patur parasysh periudhen që po kalon Shqiperia, si vendi ku një e treta e popullsisë jeton me 5 USD në ditë. Edhe shumë ekspertë kanë theksuar se marrja borxh nga jashtë per të larë nje borxh të brendshëm, pa kaluar nëpërmjet invenstimeve, është një gabim amator, ashtu sikurse taksa e sheshtë 10% përqind ka qenë një histori suksesi.
Dhe pas 5 viteve qeverisjeje, në një raport të Bankës Botërore mbi sistemin e taksave, konkludohet se si pasojë e këtij sistemi taksash, popullsia shqiptare që jeton me 4 USD në ditë, rritet nga 22% ne 29%. Dhe është TVSH ajo që shkakton rritjen më të madhe të varferisë në Shqipëri.
Modeli ekonomik që PD aplikoi gjatë qeverisjes së saj, pavaresisht kritikave që mund të kenë pasur dikush për performancën apo aspekte të tjera negative të qeverisjes, ishte modeli ekonomik i duhur për Shqiperinë. Fatkeqesisht, PD ka harruar dhe harron të evidentojë dhe ato që ka bërë mirë. Ndoshta ka ardhur koha për rikthimin sërish të taksës së sheshtë 10%.
PD duhet ta thotë këtë me zë të lartë qoftë për të mbrojtur ato vlera të saj që dhanë rezultat, qoftë per t’i dhënë mesazhin shqiptarëve që varfëria e tyre ka patur dhe ka zgjidhje.t
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



