Një shqiptar me dy emra vetëdorëzohet në policinë greke për vrasjen e hidraulikut
Një 33-vjeçar shqiptar është vetëdorëzuar në Komisariatin e Athinës pasi ka pranuar se ka qenë i përfshirë në vrasjen e 40-vjeçarit Pëllumb Islami në Nea Joni. Shqiptari i identifikuar si Olsian Murrizi alias Ernest Murrizi është një nga 7 personat e shpallur në kërkim nga policia greke pas vrasjes së hidraulikut shqiptar.
Më herët policia ka arrestuar një 23-vjeçar shqiptar i cili ishte gjithashtu i shpallur në kërkim për vrasjen e Islamit. Shqiptari i arrestuar në lidhje me vrasjen e Islamit rezulton të ketë dy emra”: “Dhimitri” dhe “Nektarios”. Ky 23-vjeçar shqiptar ka precedentë penalë për “vrasje nga pakujdesia”, “gjobvënie”, “shkatërrim prone”, “kanosje me armë zjarri”, “vjedhje në bashkëpunim”, “vjedhje e mbetur në tentativë”.
Policia greke pas identifikimit të autorëve ka lëshuar shtatë urdhër-arreste. Gjashtë ishin për anëtarët e grupit kriminal “L”, ndërsa urdhër-arresti i shtatë ishte për një person të armatosur që ishte në shoqërinë e 40-vjeçarit shqiptar.
Pas të shtënave me armë në lokalin në Nea Joni, grupi prej shtatë shqiptarësh është arratisur me një xhip luksoz dhe një mjet tjetër. Dyshohet se disa prej tyre janë arratisur drejt Shqipërisë menjëherë pas ngjarjes së rëndë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



