E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Një vajzë 13-­vjeçare ka tentuar të vetëvritet ,shkak divorci i  prindërve
Lajme

Një vajzë 13-­vjeçare ka tentuar të vetëvritet ,shkak divorci i prindërve

Vajza me inicialet E.H. ka qëndruar e ulur për disa minuta te shkallët e pallatit ku banon. Më pas, duke qëndruar aty, ajo ka nxjerrë nga xhepi një brisk që mbante me vete dhe ka prerë parakrahun e majtë duke humbur gjak. Por fatmirësisht, brenda pak sekondash, një banor i pallatit ka kaluar rastësisht dhe e ka gjetur vajzën në gjendje të rëndë duke lajmëruar fillimisht familjarët e saj. Vajza është dërguar me urgjencë në spitalin e Pediatrisë, ku po mbahet në observim dhe duket se gjendja e saj është më e stabilizuar.

Policia tha se ka nisur hetimet për ngjarjen dhe ka marrë në pyetje prindërit e vajzës. Ata kanë konfirmuar se janë në proces divorci dhe vajza herë pas here u është lutur që të mos ndaheshin. Sipas burimeve, nisur nga deklarimet e tyre, ky dyshohet të ketë qenë shkaku i tentativës së vetëvrasjes së vajzës 13­vjeçare. “Vajza ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Tiranës për vlerësim”, tha dje Policia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.