Një vit më parë i vranë djalin e xhaxhait, zbulohet kush ishte shënjestra e atentatit në Shkodër (EMRI)
Dede Planaj është personi që ka mbetur i plagosur pas atentatit që iu bë në hyrje të Dobraçit.
“Shënjestra” e këtij atentati është djali i xhaxhait të Bardhok Planajt, që e ekzekutuan një vit më parë në Shkodër.
Vrasja e tij ndodhi në fillim të prillit 2021, ku iu bë atentat me mbi 20 plumba. Ndërkohë, makina tip “Range Rover” që ai po drejtonte u bë shoshë nga të paktën 120 të shtëna. 46-vjeçari Planaj njihej si një prej të fortëve të Shkodrës dhe i kishin vendosur nofkën “Kumbari”.
Vrasja e tij u cilësua si një prej më të mirëogranizuarve dhe të bujshmet të realizuar nga krimi i organizuar.
Asokohe u raportua se një makinë tip “Pasat”, me targa italiane, ka pritur poshtë shtëpisë së tij në hyrje të rrugës Shkodër-Koplik Bardhok Pllanajn, i cili sapo ka hipur në mjet, pas pak metrash, është qëlluar me breshëri automatiku.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



