Noka dhe Strazimiri flasin për firmat e delegatëve: Pse s’i dorëzojmë shkresat tek Sekretari i Përgjithshëm!
Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka dhe ish deputeti Gent Strazimiri folën sot nga ambientet e jashtme të selisë blu për firmat e delegatëve të dorëzuara të mërkurën tek Edi Paloka si kryetari i Këshillit Kombëtar.
Ata thanë se këtë procedurë nuk e parashikon statuti, por e kanë bërë për transparencë. Duke i quajtur palë, Noka tha se firmat e delegatëve nuk do i dorëzojnë as tek kryetari i PD as tek Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi.
“Peng kryetari ka mësuar që mënyra më e mirë për t’u mbrojtur është të sulmosh.
S’ka demokrat sot në Shqipëri që s’e di kush është pengu e kush i ka shërbyer Ramës prej 8 vitesh. S’ka demorkat që se di kush i dogji dhe shkatërroi të gjitha kauzat e demokratëve e PD në këto 8 vite e për interesa të kujt i dogji. Pra gjithë këto qartësisht e paraqesin Bashën në sytë e demokratëve një peng kryetar.
Këto tegojnë që jo më 19 por qeveria ka 20 ministra, pra ka dhe një ministër të shuarjes së opozitës e quhet Lulzim Basha e paguhet nga qeveria e Edi Ramës.
Nën këtë panik ai mundohet të sulmojë për t’u mrojtur është një pakicë, delegatët kanë shprheur vullnetin e tyre, mbrëmë janë dorëzur 4200 firma, sot janë mbledhur edhe 150 të tjera po vijjnë e të jeni të sigurt që shifra do e kalojë shifrën 5 mijë.
Basha është palë dhe nuk është ai…as sekretari i Përgjithshëm është mëkëmbësi i tij dhe është palë. Kuvendi vetëmbldhet dhe e parashikon statuti, mos prisni që në demokraci shumica të paraqitet në rrjesht te pakica, pakica duhet ti nënshtrohet vullnetit të shumicës”, tha Flamur Noka.
“Kemi paraqitur në PD dhe institucionet e saj numrin e firmave që janë mbledhur nga delegatët. A ishte ky detyrim starutor? Jo e kemi bërë për efekt të transparencës.
Kush ka dëshirë dhe kuriozitet të shkojë r’i shohë për kuriozitet personal te zyra e kryetarit të këshillit kombëtar të PD, cilido në këtë godinë që ka kuriozitet apo mosbesim e ka vetëm 20 hapa më larg.
Verifikimin e bën vetëm Kuvendi përmes komisionit të verifikimit të mandateve.
Cdo interepretim tjetër qëi i bëhet statutit të PD është efekt i një paniku e turpshme e herë herë shkon në shprehje të palejueshme në retorika që s’duhet të ndodhin brenda PD”, tha Strazimiri.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



