E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Nuk është e njëjta sëmundje si një vit më parë”, mjeku imunolog tregon çfarë ndodh nëpër spitale
Lajme

“Nuk është e njëjta sëmundje si një vit më parë”, mjeku imunolog tregon çfarë ndodh nëpër spitale

Mutacioni ‘Omicron’ nuk shkakton të njëjtën sëmundje që kemi parë një vit më parë”.

Një mjek i njohur imunolog në Britani, John Bell, profesor i mjekësisë në Universitetin e Oksfordit dhe këshilltar i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, tha se megjithëse shtrimet në spital ishin rritur javët e fundit, ndërsa Omicron vijon të përhapet në popullatë, sëmundja “duket të jetë më pak e rëndë dhe shumë njerëz kalojnë një kohë relativisht të shkurtër në spital”.

Më pak pacientë kishin nevojë për oksigjen dhe kohëzgjatja mesatare e qëndrimit në spital ishte deri në tre ditë, tha ai.

“Skenat e tmerrshme që pamë një vit më parë ku njësitë e kujdesit intensiv ishin plot, shumë njerëz që vdisnin para kohe, kjo tani është histori, sipas këndvështrimit tim, dhe mendoj se duhet të jemi të sigurt se kjo ka gjasa të vazhdojë”, tha Bell për BBC Radio.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.