E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nuk është ngjitur asnjëherë në skenën e Teatrit Kombëtar, “Kimikati” vendos firmën për prishjen e tij
Publik News

Nuk është ngjitur asnjëherë në skenën e Teatrit Kombëtar, “Kimikati” vendos firmën për prishjen e tij

Aktori i Portokallisë, Olsi Bylyku, i njohur me emrin e skenës si “Kimikati” ishte mes firmëtarëve në peticionin që u publikua ditën e sotme, ku kërkohej nga presidenti i Republikës, të dekretojë ligjin për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Por, aktori i Portokallisë nuk ka performuar kurrë në Teatrin Kombëtar. Ai e ka nisur karrierën në “Portokalli” dhe nuk ka ndonjë eksperiencë si aktor në Teatrin Kombëtar. Kjo nuk e ka penguar aktorin e ri të spektaklit të humorit, të firmosë për shembjen e godinës së teatrit. Emri i tij është rreshtuar mes aktorëve të tjera, një pjesë e të cilëve pas takimeve intensive me Erion Veliajn, kanë ndryshuar mendim dhe kërkojnë më ngulm prishjen e Teatrit Kombëtar.

Ligji i kaluar në parlament me votat e mazhorancës, për shembjen e teatrit dhe ndërtimin e një teatri të ri të shoqëruar nga disa kulla të firmës “Fusha sh.p.k”, ndodhet në tryezën e presidentit Meta, të cilit i mbeten pak ditë për të vendosur. Deri më sot Meta ka marrë peticione dhe letra nga dy grupe aktorësh, atyre që janë kundër prishjes dhe së fundmi një grupi që ka firmosur pro prishjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.