E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nuk i pagoi qiranë prej një viti, pronari nga Kavaja merr hak
Lajme

Nuk i pagoi qiranë prej një viti, pronari nga Kavaja merr hak

Ka preferuar ta zgjidhë në një mënyrë ‘origjinale’ konfliktin me qiraxhiun një pronar në Kavajë. Policia bën me dije se janë referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin S.D vjeç 72, banues në Kavajë.

Ky i kishte dhënë me qira prej disa vitesh një objekt të vetin shtetasit B.K, vjeç 33 banues në Kavajë. Por prej një viti, ai nuk i kishte paguar qiranë. Përballë kësaj situate pronari merr hak, duke ia cuar për skrap gjithë sendet.

Njoftimi i plotë

Më datë 28.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin S.D vjeç 72, banues në Kavajë, pasi dyshohet se prej disa vitesh, në lagjen nr. 4, i ka dhënë me qira objektin, shtetasit B.K, vjeç 33 banues në Kavajë, ku pasi nuk i është paguar qiraja prej 1 viti nga qiramarrësi, me vetëgjyqësi, ka dërguar për skrap të gjitha sendet e qiramarrësit. Neni 277 i Kodit Penal.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.