E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lajme

Nuk ka asnjë tërheqje nga qendresa e koalicionit opozitar, Selami pa ndikim ne PD

Pas deklratave të djeshme dhe opinionet e tyre kundra të  linjës së Kryetarit Basha të Majlinda Bregu, Jozefina Topalli dhe Eduard Selami, që folën hapur dhe bënë thirrje që PD të hyjë në zgjedhje, vetë Basha  u shpreh qartë se  në këto zgjedhje kishte vetem, një koalicion dhe ai jo i plotë nga koalicioni i  2015-tës. Ai i mirëpret kritiktat dhe zërat kundër.  Përveç Topallit e cila nuk është shprehur qartë  dhe  Majlinda Bregut e cila është një figurë e ledhatuar e kampit blu  zyrtarisht nuk ka kundershtime mbi politikën e ndjekur deri tani nga Kryetari Basha dhe koalicioni opozitar. I vetmi që ka  kritikuar hapur ka qenë deputeti Selami i cili ne 4 vite nuk është dëgjuar në parlament qoftë dhe me një fjalim të vetëm. Deputetin Selami e solli Berisha në zgjedhjet e kaluara me idenë se ai do të kishte akoma mbështetje në elektoratin e djathtë por rezultoi me një mbështetje të papërfillshme.

Por shumë media ne Tiranë njoftojnë  se  një reagim mjaft i ashpër ka ardhur nga të djathtët evropiane. Këta të fundit po ushtrojnë presion ndaj kreut të demokratëve, Lulzim Basha, që të thyejë bojkotin, duke e quajtur këtë një rrugë pa krye. Ndërkombëtarët janë kundër bojkotit të Bashës, ndonëse mbështesin kauzën e tij për zgjedhje të lira e të ndershme.

E vërteta është se PD do që të hyjë në zgjedhje me ç do kusht na thanë për “Publik.live” nga zyra e shtypit të PD-së, por jo në kushte dhe me këtë qeveri. Data e zgjedhjeve mund të shtyhet në fund të muajit korrik ose me vonë dhe opozita me shumë gjasa do jetë pjesë e procesit zgjedhor nëse plotësohen kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme.

Nuk ka asnjë tërheqje nga qendresa e   koalicionit opozitar . Ne jemi në kontakt  me partitë e djathta europiane  dhe me faktorin ndërkombëtar dhe ndoshta do të ketë zhvillime  të reja në  ditët në vijim./publik.live

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.