E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nuk ka deputetë apo zyrtarë të lartë në listën e SPAK për urdhër-arrestetet
Lajme

Nuk ka deputetë apo zyrtarë të lartë në listën e SPAK për urdhër-arrestetet

 Në mes 9  urdhër arresteve deri më tani, duke iu referuar burimeve të konfirmuara pranë Kuvendit të Shqipërisë, mësohet se nuk ka asnjë kërkesë për zyrtarë të lartë, deputetë apo ministra nga ana e SPAK.

Në rastin e deputetëve SPAK duhet të marrë leje nga Kuvendi, ndërkohë që mësohet se një kërkesë e tillë nuk ka mbërritur pranë Komisionit të Mandateve dhe Imuniteteve.

“Ky është momenti i dytë që SPAK firmos urdhër-arreste, pas atij për ish-ministrin Lefter Koka. SPAK ka tre dosje, një për Elbasanin, një për Tiranën dhe tjetri për Fierin. Tashmë janë arrestime të zyrtarëve të rolit bazë, që janë marrë me çështje të administrimit. SPAK nuk është marrë më çështjen e parave, ku në rastin e ish-ministrit Koka dyshohet se kishte përfituar një shumë të konsiderueshme parash në formën e ryshfetit. SPAK është marrë me procedurën që është ndjekur për inceneratorin e Fierit, ku ka rezultuar se ka pasur shkelje të rënda. Duke qenë një çështje e shtrirë në kohë, që nga oferta e pakëruar, SPAK është kapur moment pas momenti. Ka pasur sinjalizim për arrestime dhe për inceneratorin e Tiranës. ”, saktēsojnë burimet tone.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.