E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Nuk ka marrë rrogën…”/ Kushëriri i Eraldos: Noizy ka shkuar me të fejuarën e tij
Lajme

“Nuk ka marrë rrogën…”/ Kushëriri i Eraldos: Noizy ka shkuar me të fejuarën e tij

Policia e Durrësit ka arrestuar ditën e sotme një 26-vjeçar, i cili dyshohet se i ka vendosur për herë të dytë me qëllim zjarrin lokalit të reperit të njohur, Noizy, në Currila, Durrës.

Vetë këngëtari i njohur bëri një postim në “Instagram”, të cilin më pas e fshiu, ku tregonte fytyrën e kushëririt të tij. Sipas Noizy-t, Eraldo Musteqja që i vogël kishte qenë problematik, pasi kishte ndërruar fe dhe ishte kthyer në një besimtar ekstremist.

Ndërkohë Noizy tregoi se nuk i mbante inat kushëririt me të cilin ishte rritur. Por duket se ka edhe një tjetër version të kësaj ngjarjeje. Një kushëri i 26-vjeçarit ka thënë për JOQ se Eraldo ka punuar në lokalin e Noizy-t si kuzhinier.

Sipas kushëririt në fjalë, për disa muaj me radhë ka patur probleme me babain e reperit, i cili menaxhon edhe lokalet e tij.

Kushëriri i Eraldos thotë se ai nuk ka marrë rrogën prej 4 muajsh dhe sikur të mos mjaftonte kjo, Noizy ka kryer marrëdhënie me të fejuarën e Eraldos, që e konsideronte shok të ngushtë. Më tej ai thotë se nga mllefi për këto që i kishin ndodhur, Eraldo ka ndërmarrë këto veprime.

Mesazhi i publikuar nga joq:

‘Joq pershendetje Une jam kusheriri Eraldo Musteqes qe u arrestua sot te Zins, Dua te them qe ajo qe postoi noizy eshte komplet dizinformim.

Atehere versioni i vertete eshte kshu.. Eraldo Kusheriri im, punonte te lokali tyre si guzhinjer qe bente sushi, ai disa muaj rrjesht pati probleme me babin e noizyt i cili eshte dhe ai qe merret me menaxhimin e lokalit, dhe eraldos nuk i kan dhene 4 muaj rrjesht rrogen.. si te mos mjaftonte kjo Eraldo merr vesh qe Noizy kishte shkuar edhe me te fejuaren e Eraldos te cilin e konsiderot shok te ngusht.. Nga mllefi eraldo beri kto veprime’, kushëriri i Ealdos.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.