E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nuk na ha trapi ne për ata. Aga: Jam ushtari yt
Politikë

Nuk na ha trapi ne për ata. Aga: Jam ushtari yt

Në përgjimin numër tre, nga 10 përgjimet e  publikuara nga “Bild”, ditën e sotme, shfaqet duke folur shefi i  Komisariatit të Peshkopisë Robert Aga me Saimir Tahirin, ministër i Brendshëm në atë kohë, deputetin Xhemal Qefalia dhe me kryetarin e Komisionit të ligjeve Ulsi Manja.

Në fillim të bisedës është deputeti Qefalia, i cili flet, por më pas ia kalon telefonatën Saimir Tahirit. Ish-ministri falënderon Robert Agën punën e bërë në zgjedhjet e Dibrës. Ish-ministri i kalon Robert Agës në telefon, Ulsi Manjën, i cili i thotë se po shohin për të një pozicion pune më të lartë pune për të.

 

Tahiri=Qefalia=Manja=pergjimet=Robert=Aga

Pergjimi numer tre:

Bert Aga: O shoku im si je?

Xhemal Qefalia: Ej jam në një tavolinë kështu, ku ke qejf me shku ti në Bulqizë?

Bert Aga: po

Qefalia: A?

Bert Aga: Po

Xhemal Qefalia: ok, hajt ciao.

Bert Aga: Kush thotë?

Xhemal Qefalia: Jemi këtu me Kryeministrin dhe ministrat

Bert Aga: jo jo, unë ju garantoj t’ju jap çfarë t’ju dojë qejfi

Xhemal Qefalia: se mos bimë atë Keshin aty. Si thua ti?

Bert Aga: po mirë më

Xhemal Qefalia: për kokën tate po, a do foto nga tavolina?

Bert Aga: haj o burrë, jepja ndonjë dashnorje fotot.

Xhemal Qefalia: Pse e mbylle telefonin, ja ta qis pak ministrin ti flasësh se na çave trapin. (ktehet) ej o Saimir foli pak këtij shokut tim nga policia.

Sajmir Tahiri: Alo o Berto

Bert Aga: Mirmbrëma si je?

Saimir Tahiri: Nuk shkon kjo punë që më jep Xhemali telefonin mua të të falënderoj unë ty, nuk është në rregull

Bert Aga: Jo të lutem

Saimir Tahiri: Nga pikëpamja institucionale nuk shkon

Bert Aga: Sinqerisht më ka gënjyer

Saimir Tahiri: megjithatë faleminderit shumë për angazhimin je i madh

Bert Aga: e kam detyrim

Saimir Tahiri: dhe mos e rruj k*rin për ato që thonë ata se nuk na ha t*api ne për aat

Bert Aga: unë jam ushtari jot

Saimir Tahiri: Ke të fala edhe nga Ulsiu, foli një çikë Ulsiut

Ulsi Manja: Ku je mo vëlla

Bert Aga: Si të shkon ty?

Ulsi Manja: Hiç më, me kryeministrin

Bert Aga: Ej, unë më duhet me shku pak atje

Ulsi Manja: ku mo?

Bert Aga: Te Bulqiza

Ulsi Manja: ne themi të shkosh për më lart o burrë

Bert Aga: Mir mir ju e dini, po e kam qejf atë

Ulsi Manja: tani do më dëgjiosh mua, do flasësh me Xhemalin sepse e kam shefin e Komisionit të Sigurisë, ne e bëjmë fjalën për më lartë e ët na duhesh për ndonjë gëj më të madhe se mua më duken gjëra të vogla ato o miku im

Bert Aga: mirë mo mirë

Ulsi Manja: Po mbaje Xhemalin koherent se atë kemi autorizu si kryetarë komisioni

Bert Aga: Xhemalin e kam pas vartës unë

Bert Aga: Xhemalin e kam pas vartës.

Ulsi Manja: Është anëtar i komisionit të sigurisë, i shef këto si kryetar i komisionit të sigurisë.

Bert Aga: Xhemalin e kam pas vartës.

Ulsi Manja: Ore është kryetar i Komisionit të Sigurisë. I shef këto. Dakord.

Bert Aga: Jam ushtar i Bertit thotë se Berit ka qenë komandat.

Ulsi Manja: Në rregull, hajde!

Bert Aga: Si e merr ministrin ashtu në telefon o…

Xhemal Qefalia: Je shoku im, mos tall k…me mua. A do të të qis Ramën të flasësh.

Bert Aga: Po le o vëlla tani.

Xhemal Qefalia: Mos na çaj bythën. Je shoku im apo jo?

Bert Aga: Unë ashtu kam qenë dhe do jem.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.