Nuk ndalet revolta, sot dita e 111-të e protestës në Tiranë
Protestat kundër qeverisë vijojnë edhe sot në Tiranë, ku pritet të zhvillohet tubimi i 111-të radhazi, një ditë pas protestës së 110-të në kryeqytet.
Gjatë protestës së zhvilluar dje, qytetarët u mblodhën fillimisht në zonën e sheshit “Skënderbej”, përpara se të marshonin në drejtim të Kryeministrisë. Përgjatë tubimit, protestuesit përsëritën kërkesat e tyre kundër qeverisë dhe kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Ndryshe nga disa prej protestave të mëparshme, tubimi i djeshëm nisi që në orën 10:00, në të njëjtën kohë me zhvillimin e seancës plenare në Kuvend.
Situata u tensionua gjatë protestës, ku pati përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë. Si pasojë e incidenteve, disa persona u shoqëruan nga uniformat blu.
Pas përfundimit të tubimit, organizatorët njoftuan se protesta do të vijojë edhe gjatë ditës së sotme, duke e çuar numrin në 111 protesta kundër qeverisë në Tiranë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



