E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Numrat janë matësit më të ftohtë të një realiteti.
Lajme

Numrat janë matësit më të ftohtë të një realiteti.

Ylli Manjani

Pa asnjë dyshim kështu është.

Morali që përpiqet të relativizojë numrat është masturbim. Krejt i pakuptimtë.

Dmth PS ka sot 83 mandate në parlament. Pra, veç me numrat e vetë pa të tjerët, ka thuajse 3/5-at e Parlamentit. Ska asnjë moral tjetër që e relativizon këtë gjendje faktike.

Shifra është treguesi i një realiteti. Dhe realiteti politik që tregojnë shifrat parlamentare nuk është aspak relativ por krejt i pastër. Kemi një PS dominuese dhe një opozitë drejt shuarjes.

Jo po “arsyeja”, jo po “morali”, jo po “argumenti” apo “fytyra”, jo po “na vodhi”, jo po “na bleu”, hiç janë të gjitha. Të thyejnë turinjë numrat dhe pikë.

Numrat duhen kuptuar. Ato flasin ftohtësisht dhe saktësisht.

Ç’ekuilibër total politik tregojnë numrat, të cilat nuk mund të relativizohet për moral. Relativizimi shërben vetëm për të fshehur situatën politike në vend e cila është katastrofë.

Lexojini, kuptojini dhe pranojini numrat politikë ashtu siç janë. Është e vetmja mënyrë për të ndryshuar diçka. Injorimi është katastrofë e pashmangshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.