E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nusja e ardhshme e djalit të kryeministrit mes dhjetëra viktimave
Publik News

Nusja e ardhshme e djalit të kryeministrit mes dhjetëra viktimave

Nusja e ardhshme e djalit të kryeministrit shqiptar Edi Rama ishte mes dhjetëra personave të vrarë kur një tërmet goditi vendin të martën, konfirmon zyra e kryeministrit të Shqipërisë, kështu shkruan televizioni prestigjioz amerikan, CNN.

Relatives of people living in a collapsed building cry in Durres on November 26, 2019. - Albanian rescuers dug through rubble as desperate survivors trapped in toppled buildings cried out for help on November 26, 2019, after the strongest earthquake in decades killed at least 16 people and left hundreds injured. The 6.4 magnitude quake struck before dawn at 3:54 am local time (0254 GMT), with an epicentre 34 kilometres (about 20 miles) northwest of the capital Tirana, according to the European-Mediterranean Seismological Centre. (Photo by Gent SHKULLAKU / AFP) (Photo by GENT SHKULLAKU/AFP via Getty Images)Kristi Reçi, e fejuara e djalit të Kryeministrit shqiptar Gregor Rama, vdiq në tërmet me prindërit dhe vëllanë e saj.

Gregor Rama kishte postuar më herët në Instagram një histori, në të cilën shkruante se “mes shumë viktimave të kësaj tragjedie është edhe personi më i afërt për mua, së bashku me vëllain e saj, nënën dhe babanë”, duke shtuar se ata “u gjetën nën rrënoja”.

Të paktën 40 njerëz vdiqën në një tërmet me madhësi 6.4, i cili goditi qytetin portual të Durrësit, rreth 36 kilometra nga kryeqyteti i vendit Tirana, të martën në mëngjes. CNN shkruan se ky është tërmeti më i fortë që goditi kombin evropian në 40 vjet.

Qindra u plagosën gjithashtu në incident, dhe disa janë ende të humbur, ndërsa  operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë.

Ky rajon ka regjistruar sërish tërmete të enjten në mëngjes, me një tërmet 5.0 dhe një madhësi 4.8 të regjistruar, sipas zëdhënësit të Ministrisë së Mbrojtjes, Albana Agastra.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.