E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nxehen gjakrat në parlament, ndërpritet seanca/ “Mos m’u drejto mua si kone”, Salianji-Braçes: “Ke dalë në përgjimet e prokurorisë italiane për Rezart Taçin”. Deputeti i PS i afrohet, ndërhyn garda
Lajme

Nxehen gjakrat në parlament, ndërpritet seanca/ “Mos m’u drejto mua si kone”, Salianji-Braçes: “Ke dalë në përgjimet e prokurorisë italiane për Rezart Taçin”. Deputeti i PS i afrohet, ndërhyn garda

TIRANË

Ndërpritet seanca plenare pas akuzave e deklaratave të forta të deputetit të PD Ervin Salianji, ndaj Erion Braçes. Një debat i nisur për etikën, teksa më pas Salianji ngriti akuza të forta ndaj deputetes Klotilda Bushka, Taulant Ballës dhe Erion Braçes.

“Kjo hipokrizia sikur këtu ka disa gra ministre e deputete bëjnë të prekurat për një fjalë që nuk prek askënd, kurse kur km i drejtohet kryetares së parlamentit për mbarimin e fjalës i kthehet. Ka 10-fishuar pasurinë e saj dhe bashkëshortit të saj zonja Bushka. Prandaj del dhe bën këtu si engjëll, por nuk është engjëll. Zotëria, parafolësi im 40 milionë euro me tendera. ky zotëria që del dhe bën si më i shqetësuari, në përgjimet e prokurorisë italiane, për Rezart Taçin. A je ti zv.kryeministri që del në përgjime. Mos m’u drejto mua si kone se je mësuar me këta”, tha Salianji.

Braçe, i cili ishte nisur të dilte nga salla e parlamentit, është kthyer dhe ka tentuar t’i afrohet për ta qëlluar, nga ana tjetër dhe Salianji është afruar, por ka ndërhyrë Garda e Republikës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.