“O Jot, o shpirti mamit, ç’ka ndodhur”- Pasi dibrani vrau me thikë të dashurën ganeze e më pas veten, nëna e “kërkon” mes lotësh
Krimi i rëndë i shënuar pasditen e sotme, ku 26-vjeçari Kliton Pira vrau të dashurën e tij ganeze dhe më pas veten, tronditi vendin. Menjëherë pasi mori vesh përmes mediave, nëna e të riut ka shkuar në vendngjarje ku mes lotëve “kërkon” të birin.
“O Jot, o shpirti mamit, ç’ka ndodhur” – dëgjohet nëna e cila qëndron jashtë perimetrit të sigurisë së vendosur nga policia.
Si ndodhi ngjarja?
Ngjarja e rëndë ndodhi në një banesë në afërsi të Gjykatës së Tiranës, në bulevardin “Gjergj Fishta”. 26-vjeçari qëlloi me thikë të dashurën e tij ganeze Jaësackie Jaboah pas një konflikti dhe më pas u ngjit në katin e 8 të pallatit e u hodh nga lartësia ku gjeti vdekjen e menjëhershme.
Pasi u plagos, 31-vjeçarja arriti të dalë nga banesa dhe zbriti poshtë duke kërkuar ndihmë. Ajo u dërgua menjëherë në spital, por nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra.
Ganezja me pasaportë francize kishte ardhur ditën e sotme në Shqipëri dhe kishte marrë me qira një banesë për një ditë. Nuk dihen ende shkaqet që kanë çuar 26-vjeçarin të kryente një akt të tillë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



