E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
O Shqipëri që s’ke pleqëri!
OP-ED

O Shqipëri që s’ke pleqëri!

O Shqipëri që s’ke pleqëri!

Sot nuk të pyet kush: “edhe sa vite do që të dalësh ne pension?

Pyetja që dëgjon rëndom është: “Sa vite do të punosh pas daljes në pension?”

Pasi del, nuk ngurron kush të pyesë: Sa te doli pensioni?

Ndërkohë që shumë të rinj janë të zënë me “karriera”, si influencerë në Instagram dhe TikTok, dikush duhet t’a mbajë ekonominë në këmbë. Influencuesit nuk mund të korrin grurin në Divjakë, apo të vjelin mollët në Korçë. Dhe nëse mendoni se kjo është trill, ja shifrat:

Më 2023, grupmosha 60 vjeç e lart përbënte 23.5% të popullsisë.

Në fund të vitit shkuar (2024) shkalla e punësimit për grupmoshën mbi 65 vjeç arriti në 23.2%, një rritje e frikshme krahasuar me 17% në vitin 2023.

Shqipëria, mban medaljen e bronzit për numrin e pensionistëve që punojnë pasi dalin në pension (vendin e parë e mban përkohësisht, Islanda, e ndjekur nga Estonia).

E ardhmja u takon të rinjve, por puna të moshuarve.

Pra, nëse je pensionist dhe nuk ken ndërmend të mërzitesh duke parë televizor (që është, s’do mend, më lodhës se vetë puna), më mirë shko dhe puno, edhe me turne. Sepse Shqipëria ka nevojë për një hero, dhe ai hero je ti, ti që nuk plakesh kurrë dhe vazhdon të punosh pa u lodhur.

Me këtë ritëm nuk është çudi që INSTAT-i t’a quajë këtë grupmoshë “forcë rezervë e NATO-s”, ndërsa qeveria do t’iu japë çmimin “bleta punëtore”

Sot për sot me pensionin ia del 1 javë, pjesën tjetër e mbulon dashuria për atdheun, puna “në ara, fabrika, kantiere” dhe shpresa se më 2030 do të kesh “pasaportë europiane”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.