Obran më i vendosur se kurrë, del kundër rrymës Perendimore
Hungaria ka bërë të qartë se nuk do të heqë dorë nga importet e naftës ruse, pavarësisht presionit të SHBA-ve dhe Bashkimit Evropian. Kryeministri Viktor Orban, nga Kopenhagen, tha se vendi i tij nuk ka “asnjë zgjidhje tjetër” për shkak të varësisë energjetike.
Sipas tij, Donald Trump nuk i ka kërkuar asnjëherë të ndalojë blerjet nga Rusia, duke theksuar se ish-presidenti amerikan respekton sovranitetin e vendeve të tjera, ndryshe nga evropianët të cilët “janë më agresivë se amerikanët”.
Ndërkohë, shumë vende të BE-së po kërkojnë që Hungaria dhe Sllovakia të mbyllin rubinetin e naftës ruse, pasi të ardhurat nga eksportet përdoren nga Moska për të financuar luftën në Ukrainë.
Edhe pse BE-ja ka vendosur embargo ndaj naftës ruse që nga viti 2022, Hungaria dhe Sllovakia kanë përfituar një përjashtim për shkak të varësisë së lartë nga furnizimet ruse. Për ta hequr këtë përjashtim, nevojitet marrëveshja e të dy vendeve, ndaj Komisioni Evropian po shqyrton një alternativë: vendosjen e tarifave mbi importet e naftës ruse, masë që miratohet me shumicë të kualifikuar dhe jo unanimisht.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



