E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
OBSH: Europa tani është epiqendra e epidemisë
Publik News

OBSH: Europa tani është epiqendra e epidemisë

Organizata Botërore e Shëndetësisë, thotë se tanimë Europa është kthyer në qendrën e epidemisë së koronavirusit.

Sipas OBSH-së, Europa në këto momente është njësoj si Kina në fillimet e shpërthimit të covid-19.

Bazuar shifrave të fundit, raportohen mbi 132 mijë të infektuar dhe 5000 viktima në të gjithë botën.

Duhet theksuar se alarmante situata paraqitet në Itali, ku ende nuk kanë dalë shifrat e ditës së sotme, por deri dje numëronte 15 mijë raste dhe 1016 viktima si pasojë e koronavirusit.

Në vendin tonë janë konstatuar 33 raste me covid-19 dhe 1 viktimë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.