E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
OBSH: Italia vendi i parë në Europë me numrin më të madh të të sëmurëve
Publik News

OBSH: Italia vendi i parë në Europë me numrin më të madh të të sëmurëve

Ka shkuar në 52 numri i personave të infektuar nga koronavirusi në Itali, ku 39 prej tyre janë shënuar në Lombardi dhe 12 në Veneto.

Ndërkohë janë konfirmuar edhe dy viktimat e para, një 78-vjeçar, i cili humbi jetën mbrëmë në spitalin Schiavonia të Padovës, ndërsa një grua nga Lombardia u nda nga jeta ditën e sotme.

Sipas mediave italiane, 12 personat e infektuar në Lombardi, raportohet të jenë të afërm të 78-vjeçarit që ndërroi jetë.

Sipas anëtarit Këshillit Ekzekutiv të Organizatës Botërore të Shëndetit, Walter Ricciard, Italia renditet vendi i parë në Europë me numrin më të madh të personave të infektuar, ku numri vazhdon ët rritet.

Rastet e fundit të regjistruara janë 2 mjekë në Pavia e një 39 vjeçare në Cremona e cila ka pasur kontakte pune me rastin e parë pozitiv me koronavirus në Lombardi , i cili dyshohet se e ka marrë pasi ka kaluar një darkë me pune me një koleg të tij të sapo kthyer nga Kina.

Në spitalin Schiavonia, në provincën e Padovës ku ndërroj jetë dhe një nga peronat janë izoluar 450 persona, 150 janë punonjës e 300 pacientë. Spitali është mbyllur e të gjithë do i nënshtrohen analizave mjekësore nëse janë prekur apo jo nga koronavirusi. Edhe personeli i cili nuk ka qenë dje në repart do t’i nënshtrohet testit.

VIKTIMA E PARE 

Mbreme eshte shënuar viktima e parë italiane me koronavirus. Ai eshte italiani Adriano Trevisian 78 vjeç, baba i tre femijeve dhe ka ndërruar jetë në spitalin Schiavonia të Padovës.5064423_0031_trevisan Është një nga 16 italianët e prekur nga ky virus i verifikuar një ditë më parë në rajonet Veneto e Lombardia.

Mediat italiane shkruajne sot se viktima, ish pronari i një ndërmarrje të vogël ndërtimi, ishte i shtruar ne spital për rreth dhjetë ditë dhe nuk mundi te mbijetonte.

Pas këtij lajmi guvernatori i rajonit të Venetos Luca Zaia deklaroj se “spitali Schiavonia  ku po kurohej viktima do të mbyllet e brenda 5-6 ditëve do të boshatiset e gjithë struktura.”

Komuna Vo Euganeo në Veneto ku jetonte viktima e ku është regjistruar dhe rasti i një tjetri italiani të infektuar nga koronavirus, me urdhër të Ministrisë së Shëndetit është vënë nën masa kufizuese me qëllim limitimin e zonës gjeografike të shtrirjes së virusit.

Gjithashtu kryetari i bashkisë së kësaj komune i ka bërë thirrje banorëve të mos frekuentojnë vendet publike e të qëndrojnë nëpër banesa.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.