E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Oerd Bylykbashi lë të hapur ndryshimin e sistemit zgjedhor: Duhet të garantojmë barazi dhe drejtësi në rezultate të zgjedhjeve
Lajme

Oerd Bylykbashi lë të hapur ndryshimin e sistemit zgjedhor: Duhet të garantojmë barazi dhe drejtësi në rezultate të zgjedhjeve

Sot kemi caktuar grupin e ekspertëve që të përgatisin deri të enjten për një plan pune dhe kërkesa për OSBE për asistencë.

E rëndësishme është që çdo gjë që është në dispozicion do ta marrin në konsideratë. Raportet politike sot janë të vendosura më drejtë. Ajo që po them është se çdo çështje që është për t’u diskutuar do të merret, shqyrtohet dhe do t’i jepet  zgjidhje nga ky grup dialogu.

Grupi i dialogut kërkon vullnet pozitiv shumë të madh dhe pse e tregon shumë të kundërt forcën e vullnetit.

Është herët të flasim për konsensus me PS, do të përcaktohet nga plani i punës.

Rekomandimi i OSBE nuk duhet të trajtohen në mënyrë të thatë.

Listat e hapura janë detyrim kushtetues, në përputhje me praktikat ndërkombëtare. Listat e mbyllura janë histori e të shkuarës. Ajo që është çështja kryesore sot, është zgjidhja e sistemit zgjedhor. Duhet të garantojmë barazi dhe drejtësi në rezultate”, tha Bylykbashi.

Është kërkuar asistencë nga ekspertët e ODIHR mbi çështjet që lidhen me legjislacionin mbi zgjedhjet.

“Në vendimet që morëm për caktimin e grupit të ekspertëve, iu la detyra që deri të enjten të caktohet një plan pune”, tha Oerd Bylykbashi.

 

foto galeri

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.