E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ofertat e supermarket Xhangolli me  birra dhe bërxolla derri  për Fiter Bajram, drejtuesi s’kërkon falje: Ju uruam veçanërisht …
Lajme

Ofertat e supermarket Xhangolli me birra dhe bërxolla derri për Fiter Bajram, drejtuesi s’kërkon falje: Ju uruam veçanërisht …

Ditën e djeshme, në festën e Fitër bajramit, supermarket “Xhangolli” dhe “BioJu”, uruan besimtarët myslimanë me oferta në produktet e tyre. Këto të fundit përfshinin bërxollat e derrit, ushqim ky i ndaluar të konsumohet nga myslimanët.

Ofertat e këtyre supermarketeve shoqëruar mishin e derrit dhe urimin për besimtarët, kanë bërë që këta të fundit të ndihen të ofenduar.

Pas komenteve të besimtarëve myslimanë të cilët nuk e pëlqyen aspak urimin e supermarketeve, ka reaguar “Xhangolli”. Ky i fundit shkruan se ofertat janë për të gjithë konsumatorët dhe se nuk kishte për qëllim të ofendonte askënd, ndërsa nuk kërkon falje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.