E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
OFFSIDE zbulon dilemat e Maran për sfidën ndaj Bjellorusisë
Lajme

OFFSIDE zbulon dilemat e Maran për sfidën ndaj Bjellorusisë

Ja kush mungon dhe pikëpyetjet për krahun e djathtë

Kombëtarja shqiptare po përgatitet për sfidën e nesërme me Bjellorusinë në “Air Albania”, ndërsa OFFSIDE sjell ekskluzivisht informacionet e fundit nga kampi kuqezi.

Shqipëria do të zbresë nesër në fushë për ndeshjen e parë të këtij edicioni të Ligës së Kombeve ndaj Bjellorusisë, teksa trajneri Rolando Maran ka tashmë disa kufizime në dispozicionin e skuadrës.

Sipas informacioneve ekskluzive të siguruara ngaOFFSIDE nga grumbullimi janë larguar për shkak dëmtimesh Qazim Laçi, Adrion Pajaziti dhe Ivan Balliu.

Një tjetër mungesë për sfidën e nesërme është Klisman Cake. Mbrojtësi është i grumbulluar me Kombëtaren dhe po vijon rikuperimin, por nuk do të aktivizohet në këtë ndeshje si masë paraprake, me stafin teknik që nuk dëshiron të rrezikojë gjendjen e tij fizike.

Kjo situatë sjell një dilemë të rëndësishme në krahun e djathtë të mbrojtjes. Elseid Hysaj mbetet i vetmi lojtar i mirëfilltë në këtë pozicion, ndërsa sipas informacioneve të OFFSIDE, në konferencën për shtyp trajneri Maran ka lënë të kuptohet se në këtë rol mund të mbështetet edhe te Arlind Sina ose Ismajli, , në varësi të zgjidhjes taktike.

Kombëtarja zhvilloi seancën e fundit stërvitore në prag të sfidës me Bjellorusinë, ku Maran punoi me grupin në aspektin taktik dhe provoi skema të ndryshme. FSHF konfirmoi se Klisman Cake vijon programin e rikuperimit nën kujdesin e stafit mjekësor.

OFFSIDE ju ofron këto zhvillime edhe përmes pamjeve nga stërvitja e fundit e Kombëtares, si dhe pjesëve të konferencës për shtyp të trajnerit Rolando Maran.

Sfida Shqipëri–Bjellorusi luhet nesër, më 25 shtator, në orën 20:45, në stadiumin “Air Albania”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.