E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Oficerët e policisë gjyqësore i shkojnë në shtëpi ish-kryeministrit Berisha
Lajme

Oficerët e policisë gjyqësore i shkojnë në shtëpi ish-kryeministrit Berisha

Ndërkohë që pritet një vendim për Jamarbër Malltezin, oficerë të policisë gjyqësore kanë zbarkuar në shtëpinë e ish-kryeministri Sali Berisha, ndaj të cilit më herët Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kanë caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Agjentët kërkojnë të njohin Berishën me masën e sigurisë, por ish-kryeministri më herët nuk i ka pritur ata duke pretenduar se vendimi është i jashtëligjshëm pasi ai mban mandatin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë.

Në foto shihet momenti kur oficerë të policisë gjyqësore dalin nga porta kryesore e pallatit ku banon prej vitesh ish-kryeministri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.