E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
OKB rishikon apelin, del me thirrje për fortë për koronavirusin
Publik News

OKB rishikon apelin, del me thirrje për fortë për koronavirusin

Kombet e Bashkuara bënë apel për 10.3 miliardë dollarë për të ndihmuar luftimin e pandemisë së koronavirusit.

Thirrja bëhet për fondin më të madh ndonjëherë. Sipas tyre, deri në 265 milionë njerëz mund të përballen me urinë deri në fund të vitit, për shkak të ndikimit të sëmundjes që e shkakton koronavirusi, COVID-19.

 

Paratë do të shfrytëzoheshin për vende me të ardhura të ulëta dhe të brishta.

Në apelin e parë për koronavirusin, në muajin mars, ato kanë bërë thirrje për dy miliardë dollarë.

Apeli i rishikuar është rekord, por, sipas OKB-së, vendet e pasura duhet t’i ndihmojnë të varfrat.

Nëse jo, bota përballet me një seri krizash, përfshirë miliona njerëz të uritur, paralajmëroi OKB-ja.

Pandemia e koronavirusit ka bërë që në shumë vende të zvogëlohet prodhimi dhe të bie ekonomia, për shkak të masave të detyrueshme të izolimit.

COVID-19 ka prekur mbi 13.8 milionë njerëz në gjithë botën. Prej tyre, mbi 589,000 kanë vdekur dhe mbi 7.7 milionë janë shëruar. REL

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.