E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Oligarku i farmaci “Ditë e Natë” i pangopur, ilaçet me çmime të ndryshme në paketime dhe fatura
Lajme

Oligarku i farmaci “Ditë e Natë” i pangopur, ilaçet me çmime të ndryshme në paketime dhe fatura

Sektori i Shëndetësisë është i preferuari për oligarkët pasi miliardat që marrin janë të pafundme dhe lidhjet mes njëri-tjetrit ua lehtësojnë punën. 

Por sikur të mos mjaftonin këto para, oligarku Curraj, i cili nga hiçi lulëzoi një rrjet të sofistikuar të shitjes së barnave nën emrin Farmaci “Ditë e Natë”, përpiqet të fitojë nga para edhe nga klientët e tij.

Një qytetar ka t denoncuar se ditën e sotme ka blerë një medikament te farmaci “Ditë e Natë” në Kombinat, por çmimi ka qenë ndryshe në faturë dhe ndryshe në paketim.

Ashtu siç mund të shihet edhe në foto, medikamenti me emrin NEOCEF në paketim ka çmimin 1453 lekë, ndërsa në faturë 1688 lekë, me diferencë 235 lekë.

Qytetari e ka konstatuar këtë vjedhje pasi është larguar nga farmacia, por ka mbetur i tronditur nga fakti se si qytetarët vidhen edhe në ilaçet që i blejnë për hall.

Por ai nuk e di se oligarkët e pangopur mbeten të tillë edhe kur në lojë është jeta, sëmundjet apo edhe medikamentet për kurimin e tyre.

Ai pyet nëse ka shtet apo ligje për vjedhje të tilla, por sërish harron se ligjet shteti i harton në bashkëpunim me oligarkët që i mbush xhepat dhe askush s’i prek në punën e tyre.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje miq Sapo dola nga farmaci dite nate ne kombinat , dhe shihni se si ta fusin ne cmim kta a ka shtet, a ka ligje , a ka hipokrat ne kte vend , ju lutem bejeni publike!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.