Olsi Rama dhe deputeti i PD Arjan Ndoja, darkë me Troplinët!

Në një video që shikoni janë bashkë politikea dhe krimi.
Kjo vodio i përket periudhës para zgjedhjeve të 11 majit në një darkë private marrin pjesë disa emra të njohur nga politika dhe drejtësia shqiptare. Takimi përfshin figura nga forca të ndryshme politike dhe persona nën hetim për çështje kriminale. Kjo video e Olsi Ramës me ish-prokurorin Arjan Ndoja ka ndodhur disa kohë më parë.
Në video shihet qartë që në një darkë konfidenciale në një dhomë të mbyllur tradicionale, vëllai i kryeministrit të Shqipërisë, Olsi Rama, deputeti i Partisë Demokratike, Arjan Ndoja, ish-prokurori të cilit ju bë atentat me eksponentin e krimit, “Rumi i Shijakut”, (Aleksandër Laho) dhe Troplinët, të cilët tashmë janë goditur nga SPAK dhe Antimafia italiane si një organizatë e madhe kriminale, po darkojnë në mënyrë konfidenciale dhe mafioze.
Ish-prokurori, në listën e hapur për PD-në Durrës, na del si bashkëpunëtor i vëllait të kryeministrit, i cili akuzohet nga Berisha si i lidhur me organizatat e kokainës, që nga historia e Laboratorit të kokainës në Xibrakë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



