E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Olsi Rama ‘largoi’ kapitenin e kombëtares  Gjimshyti nga Atalanta
Sport

Olsi Rama ‘largoi’ kapitenin e kombëtares Gjimshyti nga Atalanta

Berat Gjymahyti

Pas transferimit në Arabinë Saudite del në skenë Olsi Rama

Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, i ka dhënë fund aventurës së tij në Bergamo pas një periudhe të gjatë me Atalantën dhe tashmë është zyrtarisht pjesë e klubit saudit Al Diriyah. Transferimi u konfirmua nga vetë klubi më 10 gusht. 

Por në këtë lëvizje bie në sy edhe një emër shqiptar: Olsi Rama, vëllai i kryeministrit Edi Rama.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka bërë të ditur se ka qenë pjesë e procesit që çoi në transferimin e kapitenit kuqezi drejt Arabisë Saudite, duke shkruar: “I lumtur që isha pjesë e kalimit të kapitenit të kombëtares sonë nga Atalanta BC tek Diriyah Club në Saudi Pro League.”

Olsi Rama falënderon gjithashtu personat e tjerë që, sipas tij, kontribuuan në realizimin e transferimit dhe i uron sukses Gjimshitit në aventurën e re.

Gjimshiti, i cili ishte pjesë e Atalantës prej vitit 2016 dhe u shndërrua në një prej liderëve të skuadrës, largohet pas një periudhe të rëndësishme në karrierën e tij. Me klubin bergamask ai ishte pjesë e triumfit historik në Europa League në sezonin 2023-2024.

Atalanta pritet të përfitojë rreth 3 milionë euro nga transferimi, ndërsa raportimet për kontratën e Gjimshitit në Arabinë Saudite kanë folur për një marrëveshje me kushte financiare shumë të favorshme. 

Detaji që tërheq vëmendjen: ndërsa Gjimshiti nis kapitullin e ri në Saudi Pro League, Olsi Rama shfaqet publikisht si një prej personave që morën pjesë në realizimin e transferimit të kapitenit të Kombëtares shqiptare.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.