Operacionalet aksion blic në burgun e sigurisë së lartë në Peqin

Facebook
X
WhatsApp
Telegram

Kontrolle të imtësishme në çdo qeli

Një operacion i gjerë kontrolli është zhvilluar në burgun e sigurisë së lartë në Peqin, një nga institucionet më të mbipopulluara dhe më të ndjeshme të sistemit penitenciar në vend. Ky burg ka qenë së fundmi në fokus edhe për shkak të transferimit të disa emrave të njohur të botës së krimit.

Sipas burimeve jo zyrtare, ndërhyrja ka nisur në orët e para të mëngjesit, me urdhër të drejtuesve të lartë të sistemit të burgjeve. Në terren kanë zbritur forcat speciale të Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, të cilat kanë ushtruar kontrolle të detajuara në çdo qeli, sektor dhe ambient të brendshëm të institucionit.

Operacioni është shoqëruar me një prezencë të shtuar të forcave operacionale, ku rreth 20 automjete janë angazhuar në aksion. Numri i lartë i efektivëve tregon për përmasat dhe seriozitetin e kontrollit të ndërmarrë.

Deri në këto momente nuk ka një njoftim zyrtar mbi rezultatet konkrete të këtij aksioni, ndërsa mbetet e paqartë nëse kontrollet kanë çuar në zbulime të ndaluara apo masa disiplinore ndaj të dënuarve apo stafit.

Ky kontroll masiv vjen në një moment kur siguria në institucionet e vuajtjes së dënimit vijon të mbetet një sfidë e rëndësishme në Shqipëri, duke nxjerrë në pah nevojën për monitorim të vazhdueshëm dhe masa më të forta parandaluese.

Publikuar nga Publik Media